Luiz Ejlli shpallet fitues i 'Big Brother Albania VIP 2'

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 01:30
Luiz Ejlli shpallet fitues i 'Big Brother Albania VIP 2'

Zyrtarisht sot në orët e para të së dielës së 7 majit 2023, Luiz Ejlli është shpallur fitues i Big Brother Albania VIP", me plot meritë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo fitore erdhi pasi shqiptarët si kurrë më parë ishin të gjithë vetëm me Luizin fitues.

 

Në finale Ejlli mposhti Efin, Dean dhe Kristin.

Luiz Ejlli me përformancën që ka treguar gjatë 133 ditëve do të mbetet në historinë e "Big Brother Albania VIP" si lojtari më i fortë, më i kompletuar, më popullor dhe padyshim fitues meritor.

 

Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri.

Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar.

Loja e tij mori rrjedhë tjetër kur u dashurua me Kiara Titon, me të cilën kurorëzoi dashurinë pak minuta më parë në Bashkinë e Tiranës.

 
Luizi kishte dhënë argumentet e tij se pse duhet ta fitoj Big Brother-in. 

Ai ka theksuar se ka bërë një lojë dinamike që e ka bërë dallimin. 

Për Kristin ka thënë se është një kopje e kopjes dhe ka dalë shëmtuar, për Dean se ka pas fat, ndërsa për Efin ka thënë që është lojtare.

 


“Çka është bërë, është bërë.Njerëzit tashmë e kanë krijuar bindjen për secilin prej banorëve. Ne duam të gjithë ta fitojmë, por ndryshimi se unë këtë fitore e shoh si diqka jetike.Që ditën që kam hyrë kam vendosur që ky do të jetë formati i fundit që do marrë pjesë. Prandaj kam dëshirë ta mbyllë duke fituar.
Me muzikë do të vazhdojë, por jo duke marrë pjesë në kompeticione apo festival ose gara tjera”, është shprehur Luizi.

(Kosova Sot Online)