A u martuan vërtetë Luizi dhe Kiara, ja çfarë thonë ligjet e shtetit shqiptar

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 15:19
A u martuan vërtetë Luizi dhe Kiara, ja çfarë thonë ligjet e shtetit shqiptar

Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, mbërtheu para televizorit martesa LIVE mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurorëzimi i martesës u bë me një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës ku të pranishëm ishin të afërm të Kiarës pasi në dasmë munguan familjarët e Luizit ku ende nuk dihet arsyeja e mospjesmarrjes.

 

Por duket se të gjithë ata që e mbështetën këtë martesë do të mërziten pasi  në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme.

“Përpara lidhjes së martesës nënpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj duke e afishuar në vende të caktuara nga bashkia aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkëshorteve të ardhshem si dhe vendi ku do të lidhet martesa”, thuhet në një nga pikat e ligjit.

Image
Image

(Kosova Sot Online)