Luizi u jep autografe fansave: Po më duket vetja si Ronaldo

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 14:37
Luizi u jep autografe fansave: Po më duket vetja si Ronaldo

Vëmendjen më të madhe padyshim e mori Luiz Ejlli, fitues i këtij edicioni dhe banori më i pëlqyer i publikut për katër muaj e gjysmë sa qëndroi në shtëpi, në After Party-n Big Brother Vip Albania ku ishin të ftuar të gjithë ish-banorët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Secila lëvizje që po bën këto ditë komentohet nga fansat e tij që dëshirojnë të shohin edhe jetën e tij jashtë dyerve të Big Brother.

Në festën ku po morën pjesë, një fans i ka kërkuar një autograf, ndërsa ia dha ai tha se po i duket vetja si Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot Online)