Albina Kelmendi: Ne jemi në Liverpool qe 10 ditë dhe s’kemi humbur asnjë provë

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 18:42
 Albina Kelmendi: Ne jemi në Liverpool qe 10 ditë dhe s’kemi humbur asnjë provë

Këngëtarja  e njohur nga Kosova, Albina Kelmendi, ka deklaruar se ajo dhe familja e saj tash e 10 ditë po qëndrojnë në Liverpool dhe nuk kanë humbur asnjë provë, duke i hedhur poshtë aludimet e disa mediave, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Ne jemi në Liverpool qe 10 ditë dhe ne s’kemi humbur asnjë provë. Thjesht janë provat e fundit të gjysmëfinales së parë që do të mbahet sonte. Ndërsa ne I kemi provat nesër gjithë ditën, një ditë para prezantimit tonë që është me datën 11”, ka theksuar ajo.

Tutje Albina tha se ajo dhe familja e saj kanë shkuar në Liverpool me pasaporta të Kosovës.

“Ne nuk i kemi pasur provat e fundit në gjysmëfinalen e parë, sepse jemi në gjysmëfinalen e dytë, ne kemi ardhë me pasaporta kosovare”, tha Albina.

Albina dhe Familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shipërinë në Eurovision me këngën “Duje”, të enjten më 11 maj.

Derisa nata finale e Eurovision 2023 mbahet të shtunën, më 13 maj.

(Kosova Sot Online)