Rita Ora u shfaq fantastike në performancën e saj në “Eurovision 2023”

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 11:01
Rita Ora u shfaq fantastike në performancën e saj në “Eurovision 2023”

Këngëtarja, Rita Ora, ka qenë mysafirja kryesore në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’ që po mbahet në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rita ka kënduar disa nga hitet të saja, ku ka krijuar atmosferë fantastike.

“Faleminderit ekipit, Liverpulit, Fatboy Slim dhe sigurisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa më pëlqeu mua të performoja.

“Ju dërgoj dashuri të gjithë atyre që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndroni të fortë, ne të gjithë ju duam”, ka shkruar Rita në një postim në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)