Shpallet i vdekur Ronaldo, reagon ashpër moderatori i njohur

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 12:46
Shpallet i vdekur Ronaldo, reagon ashpër moderatori i njohur

Në rrjetin social “TikTok” ka bërë xhiro një foto e modeartorit dhe ish banorit të “ Big Brother Vip Albania”, Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:

“Vllai jonë qosh i xhenet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë Sharka.

Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”.

(Kosova Sot Online)