Luizi kërkon mbështetje për Albinën: Të tregojmë që jemi familje e madhe

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 16:50
Luizi kërkon mbështetje për Albinën: Të tregojmë që jemi familje e madhe

Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, artisti  dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë në Eurovision.

"Të tregojmë të gjithë bashkë që jemi familje e madhe: Votoni Albinen", ka shkruar ai.

 

 

Në mesin e 16 shteteve konkurrente, sonte performon edhe Shqipëria me interpretimin e Albinës dhe familjes Kelmendi.

Artistja bashkë me familjen e saj interpretojnë këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë në mbrëmjen e sotme.

Image

(Kosova Sot Online)