Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre në gjysmëfinalen e 'Eurovision 2023'

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 22:27
Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre në gjysmëfinalen e 'Eurovision 2023'

Sonte në Angli, po mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi sonte kanë përformuar në skenë këngën "Duje" ku kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre.

 

Ata janë ngjitur në skenë të katërmbëdhjetët me radhë, me ç’rast numri 14 do të jetë edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.

Mund të votohet nga të gjitha shtetet të cilat janë prezantuar në natën e dytë në gjysmëfinale si dhe nga tri shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Spanja).

 


(Kosova Sot Online)