Aurela Gaçe: Nesër finalja e 'Eurovisionit', votojmë nr.10 Albinen dhe Familjen Kelmendi

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 18:07
Aurela Gaçe: Nesër finalja e 'Eurovisionit', votojmë nr.10 Albinen dhe Familjen Kelmendi

Ndër të rrallat artiste nga Shqipëria që e ka mbështetur Albinën dhe Familjen Kelmendi në rrugëtimin e tyre drejt "Eurovisionit", ka qenë Aurela Gaçe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi nesër është nata finale, ajo përmes llogarisë së saj sociale, ka kërkuar nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, që ta votojnë  Albinën dhe Familjen Kelmendi që kënga "Duje" të kualifikohet në top 5 vendet e para.

 

"Nesër finalja e 'Eurovisionit', votojmë nr.10, mund të votojnë bashkatdhetarët tanë nga çdo shtet i botës", ka shkruar Gaçe.

Aurela ndër të tjera ka theksuar: Jam e lumtur për Albinën pasi është artiste që e kam vlerësuar qysh në fillimet e saj.

(Kosova Sot Online)