Luizi i prekur tregon se pse nuk kanë qenë në dasëm nëna dhe motra e tij

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 11:17
Luizi i prekur tregon se pse nuk kanë qenë në dasëm nëna dhe motra e tij

Luizi Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, muajve të fundit është kthyer në personazhin më të përfolur dhe të pëlqyër në shoëbizin shqiptar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Luizi ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka treguar arsyen se pse në dasmën e tij me Kiarën, kanë munguar nëna dhe motra e saj.

I prekur, Luizi tregoi se nëna e tij ka qenë shumë sëmurë ndërsa motra e ka patur të vështirë të përballojë presionin nga komentet që janë bërë për të.

“Unë babën nuk e kam. Familja jeton në Amerikë, por këtu ishin nëna dhe motra. Nëna ka qenë shumë e sëmurë atë natë.

Dhe motrën e vriste presioni, tensioni nga jashtë, komentet që thonin ‘familja e ka shfrytëzuar’ e kështu gjërash.

Kjo ishte arsyeja pse sapo mbarova, i hypa makinës ika në Shkodër”, tregoi Luizi.

(Kosova Sot Online)