Albina dhe familja Kelmendi sonte këndojnë në finale në “Eurovision”

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 12:49
Albina dhe familja Kelmendi sonte këndojnë në finale në “Eurovision”

Sonte  në ora 21:00 do të mbahet finalja e madhe e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizioni”, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqipëria do të këndojë e dhjeta me radhë, ku këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe familja “Kelmendi”  me këngën “Duje”.

Albina do të këndojë në skenë sonte me babanë, nënën, dy motrat dhe vëllain.

Albina bashkë me familjen e saj ndezën me përformacën e tyre skenën e natës të gjysmë finales. 

(Kosova Sot Online)