Albina dhe Familja Kelmendi: Sonte shihemi në finalen e madhe të 'Eurovisionit', mos harroni ta votoni numrin 10

  • A.P /
  • 13 May 2023 - 14:10
Albina dhe Familja Kelmendi: Sonte shihemi në finalen e madhe të 'Eurovisionit', mos harroni ta votoni numrin 10

Sonte në natën finale të "Eurovisionit",  artistja  e njohur Albina dhe Familja Kelmendi, kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke votuar këngën "Duje" me numrin 10,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një video ekskluzive nga Liverpuli për gazetën "Kosova Sot", Albina dhe Familja Kelmendi e kanë përshendetur publikun shqiptar kudo që ndodhen për mbështetjen e dhënë, duke ua kujtuar që sonte  të bashkuar dhe fuqishëm të votojnë numrin 10: Albinen dhe Familjen Kelmendi që po i përfaqësojnë denjësisht shqiptarët me këngën "Duje".

"Përshendetje për "Kosova Sot", ju që na bëtë krenar dhe të ndihemi shumë të fortë gjatë këtij rrugëtimi tonë.
Sonte shihemi në finalen e madhe, mos harroni ta votoni numrin 10, qysh kemi qenë deri sot bashkë edhe sonte bashkë më të fuqishëm se asnjëherë. Faliminderit. Ju duam shumë", thuhet në mesazhin e dërguar nga Bujari dhe Albina për gazetën "Kosova Sot Online".

 

(Kosova Sot Online)