Albina Kelmendi: Voto nr.10 që të sjellim 'Eurovisionin' në Shqipëri

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 19:35
Albina Kelmendi: Voto nr.10 që të sjellim 'Eurovisionin' në Shqipëri

Pasi janë kualifikuar me plot meritë me votat e publikut  në finalen e  "Eurovision 2023", artistja  e njohur Albina dhe Familja Kelmendi, kanë sërish nevojë për mbështetjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në finalen e madhe që do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 21, ata do të jenë të përfaqësuar me numrin 10 për të  përformuar në skenë, prandaj të gjithë duhet të votoni Albinen dhe Familjen Kelmendi me nr 10.

Përmes llogarisë së saj sociale, Albina ka shkruar: Voto nr.10 që të sjellim Eurovisionin në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)