“Dua të bëhem nënë”, Luizi: Le të bëhet, kush po e ndalon, edhe unë kam qejf me u bë kryeministër

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 14:35
“Dua të bëhem nënë”, Luizi: Le të bëhet, kush po e ndalon, edhe unë kam qejf me u bë kryeministër

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Kiara Tito, në një emision ka shprehur dëshirën për tu bërë nënë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP2, Luiz Ejlli, u pyet në një emision për deklaratën e saj, se çfarë mendimi ka ai për atë se çka ka thënë Kiara.

Luizi tha me humori që edhe ai do të bëhet kryeministër.

-Planet me Kiarën, shtatzënia. Kiara ka thënë s’dua emision dua të bëhem nënë, çfarë mendimi ke ti, çfarë do bësh ti?

Luizi: Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…

–Pse i ndatë detyrat, ti do shkosh karrierën ajo familjen? Do bëni fëmijë?

Luizi: Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.

-S’ke pasur nerva fare?

Luizi: Jo nerva, po akoma se kam kuptuar sa e madhe është jashtë. Unë kam mendu se do isha si Iliri, do dilja, do bëja një xhiro me Sabianin. Nuk ishte kështu.

(Kosova Sot Online)