Zhaklina provokon nga Beogradi: Mirë se vini

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 15:09
Zhaklina provokon nga Beogradi: Mirë se vini

Zhaklin Lekatari ishte ajo që u kritikua mjaft shumë për anshmëri dhe analiza të pasakta në 'Big Brother VIP Albania 2', shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo sot arriti që të marrë përsëri vëmendjen e opinionit.

 

Kjo pasi ajo është duke qëndruar në Beograd të Serbisë, e duke postuar vazhdimisht pamje nga atje.

Që nga momenti i hyrjes së saj në territorin serb, ajo ka qenë aktive, duke postuar fotografi të shumta të vendeve, përfshirë dhe një të flamurit serb, duke shkruar “Mirë se vini” në atë fotografi.

Ndjekësit e saj nga Kosova dhe jo vetëm e kanë vërshuar me komente, duke e i kujtuar asaj gjenocidin serb në Kosovë.

Image

 

Megjithatë, një gjë e tillë nuk i ka penguar Zhaklinës, e cila ka postuar fotografi edhe të një murali në Beograd, ku figuron portreti i rusit Albert Andiev, i njohur si një anti-shqiptar në vitet ’98-99.

Image

(Kosova Sot Online)