David Dreshaj dhe Elinel gati për duetin e ri

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 15:01
David Dreshaj dhe Elinel gati për duetin e ri

Pas albumit super të pëlqyer dhe festiv që vazhdon ende të dëgjohet e besoj se sa herë të vijnë Krishtlindjet do të ridëgjohet ai tashmë ka kohë që po punon për një super bashkëpunim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E kemi fjalën për artistin simpatik e talent David Dreshaj ku mësojmë se projekti më i ri është gati e do të jetë një super duet me Elinel.

Kënga ka gati edhe klipin që do të lansohet të martën e 16 Majit pas orës 18 e ku të gjithë fansat mezi po e presin.

Në rrjetin e tij social David ka treguar me anë të disa fotove edhe titullin e këngës që quhet "Ama zemrën", e siç shkruan edhe vetë artisti ky është bashkëpunimi i tij i parë në karrierën e tij muzikore, ndërsa na premton se do të jetë shumë nxehtë këtë verë.

E në fakt në këto javë David Dreshaj ka qenë një prej artistëve mē të kërkuar nëpër plot festivale e evente nga Tirana, Prishtina, Shkupi e disa qytete të vendlindjës së tij ku jeton e vepron në Mal të Zi.

Image

(Kosova Sot Online)