Greta Koçi: Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 10:47
Greta Koçi: Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur, Greta Koçi, mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin e famshëm “Në kurthin e Piter Pan”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit të saj.

Ajo ka treguar se është martuar që katër vite, por që nuk ka bërë dasem.

“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm.

Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam.

Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin.

Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh Greta.

(Kosova Sot Online)