Dua Lipa shkëlqen në Festivalin e Kanës, shfaqet me të dashurin e ri 41 vjeçar

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 16:27
Dua Lipa shkëlqen në Festivalin e Kanës, shfaqet me të dashurin e ri 41 vjeçar

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën të dashuruar në debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit dje në Kanë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja 27-vjeçare dhe regjisori 41-vjeçar Romain Gavras deri më tani e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private.

Dua kishte veshur një fustan të z, ku u shfaq mjaft tërheqëse dhe mori mjaft komente të mira në internet për këtë paraqitje.

Romain Gavras ka qenë dikur edhe i dashuri i Rita Orës.

(Kosova Sot Online)