Olta: Nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi do të lindte diçka mes Luizit dhe Jorit

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 12:53
Olta: Nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi do të lindte diçka mes Luizit dhe Jorit

Luizi u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë, Olta ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për Jorin dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij.

 

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e ylli, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjën

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.

(Kosova Sot Online)