Mihrije Braha tregon dietën interesante për të humbur kilogramët

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 10:53
Mihrije Braha tregon dietën interesante për të humbur kilogramët

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, para pak kohësh ka treguar se ka shtuar në peshë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, përmes një video ajo ka treguar se humbur pesë kilogram.

Ajo ka treguar mënyrën se si ka rënë në peshë.

Në një video, Mihrije Braha shihet bashkë me bashkëshortin e saj, Naimin, ku ajo tregon se kishte shtuar 10 kg dhe se i ka hequr pesë kilogram.

Ajo ka treguar se mënyra më e mirë për të humbur peshë është që të të mos hajmë shumë.

“Dieta më efikase me mbyll gojën, mos me hanger shumë”, ka shkruar Mihrija sipër videos.

(Kosova Sot Online)