Dea Mishel: Meshkujt nuk më shkruajnë më, nuk flirton askush me mua

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 11:23
 Dea Mishel: Meshkujt nuk më shkruajnë më, nuk flirton askush me mua

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Dea Mishel, ishte e ftuar në një emision, ku ka folur se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga “BBV”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të.

Ajo ka thënë qe djemtë që i shkruajnë tani i shkrujnë në fomrë shumë serioze.

Dea Mishel: Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”.

Blendi Salaj: Çfarë ka ndodhur, mendon se meshkujt nuk dinë të ‘gjuajnë’ më dhe nuk kanë vetëbesimin të shkojnë tek një vajzë dhe t’i thonë një fjalë?

Dea Mishel: Po nuk e di sinqerisht.

(Kosova Sot Online)