Këngëtarja shqiptare: Në moshën 13 vjeçare më fejuan, më rrëmbeu burri, kur isha 15 vjeç u bëra nënë

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 11:29
Këngëtarja shqiptare: Në moshën 13 vjeçare më fejuan, më rrëmbeu burri, kur isha 15 vjeç u bëra nënë

Këngëtarja shqiptare , Blerina Balili, në një emision ka japur mjaft detaje interesante nga jeta e saj personale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare.

Ajo po ashtu ka treguar se në moshën 15 vjeçare ajo u bë nënë për herë të parë.

Balili tregoi se ajo është divorcuar pas lindjes së djalit të dytë.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)