Ja cili ishte shkaku i vdekjes së Tina Turner

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 14:57
Ja cili ishte shkaku i vdekjes së Tina Turner

Një ditë pas vdekjes së saj, është zbuluar shkaku i vdekjes së Tina Turner, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Kusnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

 

Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

Përfaqësuesit e saj tani kanë konfirmuan për DailyMail se mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it vdiq nga shkaqe natyrore.

Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës”.

Pas vdekjes së saj, disa kujtime të Turner u rishfaqën – ku ajo pranoi se dikur kishte menduar për vetëvrasje të asistuar në vitin 2016 përpara se burri i saj Erwin Bach t’i dhuronte veshkën e tij asaj.

Turner kishte zbuluar se presioni i lartë i gjakut i pamenaxhuar e kishte përshpejtuar dëmtimin e veshkave të saj dhe ajo filloi të bënte paqe me idenë e vdekjes.

Bashkëshorti i saj Bach përfundoi duke i dhuruar veshkën e tij asaj në vitin 2017.

Vdekja tragjike e Tina Turner u njoftua më 24 maj – duke shkaktuar tronditje në të gjithë botën – por shkaku i vdekjes së saj ishte i panjohur më parë.

Turner u diagnostikua për herë të parë me presion të lartë të gjakut në vitin 1978, dhe në vitin 2016 filloi betejën e saj me kancerin e zorrëve.

Në të njëjtën kohë, veshkat e saj po dështonin, gjë që çoi në operacionin e saj të transplantit në 2017.

(Kosova Sot Online)