Almeda tregon si nisi dashuria mes saj dhe aktorit të famshëm turk

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 13:54
Almeda tregon si nisi dashuria mes saj dhe aktorit të famshëm turk

Aktorja, Almeda Abazi, ka treguar historinë e saj të njohjes me bashkkshortin e saj aktorin turk, Tolgahan Sayisman, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Alemda tregoi se patën një pëlqim të me reciprok të dy, ku ishin njoftuar përmes shoqërisë së përbashkët.

Abazi tregoi se në atë kohë ajo ishte e fokusuar në karrierën e saj dhe se nuk e ka pasur mendjen të dashuria, mirëpo ajo shtoi se Tolga ja ndryshoi mendjen.

“Kishim të dy të njejtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”- u shpreh Almeda.

(Kosova Sot Online)