Albina Kelmendi mund ta përfaqësoj edhe këtë shtet në 'Eurovision'

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 16:23
Albina Kelmendi mund ta përfaqësoj edhe këtë shtet në 'Eurovision'

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi  ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm, shkruan gazeta "Kosova Sot Online"

 

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”.

Ajo ka treguar për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm.

“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa na finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë“- rrëfeu këngëtarja.


(Kosova Sot Online)