Xhesika: Më nënvlerësojnë prej bukurisë

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 12:17
Xhesika: Më nënvlerësojnë prej bukurisë

Prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku ushtron profesionin e saj, modelja Xhesika Berberi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” Xhesika ka rrëfyer se në SHBA shkoi nëpërmjet kontratës me një agjenci modelingu, ndërkohë që u shpreh se tashmë ndihet shumë mirë.

 

“Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime. Çdo njeriu ia sugjeroj New York-un, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo.”- tha ajo.

Edhe pse duket sikur bukuria i ka hapur dyer edhe në fushën e biznesit, Berberi e ka mohuar duke thënë se ka hasur shumë paragjykime.
“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë.”- ka rrëfyer ajo.

(Kosova Sot Online)