
Pak ditë pas lansimit të “Ala”, Unikkatil njofton për këngën e re që do ta publikoj

Artisti shqiptar, Unikkatil, para disa ditësh ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të quajtur “Ala”, shkruan “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, ai ka njoftuar fansat e tij për një tjetër prurje të re.
“Brenda 10 ditëve një send tjetër. Datën e lajmëroj së shpejti. Në ndërkohë ‘Ala’ e keni në Spotify e gjithkund”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)