Ja pse Shakira shkon në Barcelonë

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 15:05
Ja pse Shakira shkon në Barcelonë

Shakira ka pasur një vit shumë të trazuar. Më 4 qershor 2022, këngëtarja dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së bashku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një vit më vonë, jeta e tyre ka ndryshuar shumë. Tani, Shakira është zhvendosur me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, në Miami, ku po shijon një jetë të re. Ndërkohë, Pique duket i lumtur në marrëdhënien me Clara Chia-n dhe i fokusuar në projektet e tij të biznesit.

 

Megjithatë, dihet se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë. Që nga momenti kur ata bënë publike ndarjen e tyre, përplasjet mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme.

Tani, këngëtarja kolumbiane është rikthyer në Barcelonë me dy fëmijët e saj, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira ka bërë një rikthim surprizë në qytetin e saj për kaq shumë vite me 20 valixhe dhe e shoqëruar nga vëllai i saj Tonino për t’ia dorëzuar babait personalisht djemtë e saj Milan dhe Sasha, si pjesë e marrëveshjes së ndarjes së çiftit.

Ajo që askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin në padokun e qarkut të Barcelonës, ku u zhvillua këtë fundjavë Formula 1. Të dy Shakira dhe Pique u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e së dielës, që do të thoshte se sytë e shumë njerëzve u tërhoqën nga zona e famshme në vend që të fokusoheshin te yjet e vërtetë të ditës: shoferët.

Image

(Kosova Sot Online)