Blero: Asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët, e kam ndal këngën e vuajtjes

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 12:52
Blero: Asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët, e kam ndal këngën e vuajtjes

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi,  para pak kohësh ka treguar se është në një lidhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blero ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në InstaStory, me anë të të cilit ka transmetuar një mesazh.

Më poshtë ua sjellim të plotë:

“Ndonjëherë jeta ime s’më ka takuar mua…

Si artist. Duhet të jesh edhe dikush tjetër.

Prandaj mes rreshtash jam gjendur në vuajtjet e dhimbjet e të tjerëve. E duke e dhënë vetën pa hesap për të tjerët.

Për një gjë jam i sigurt, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët sepse e kam ndal këngën e vuajtjes për ata që duan valle.

Do mundohem që muzika ime të jetë thesar tregimeve të mia, përmes së cilës ata që nuk më kanë njohur, do të më njohin më mirë”.

(Kosova Sot Online)