Mima Kastrati do t'ju emocionojë me këngën e re 'Lotoni'

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 21:34
Mima Kastrati do t'ju emocionojë me këngën e re 'Lotoni'

Këngëtarja e njohur Mima Kastrati, ka publikuar këngën e saj më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"'Lotoni", mban titullin kënga më e re e këngëtares e cila vjen me interpretim të shkëlqyer nga Mima.

Teksti i këngës do t'ju emocionojë pasi është autobiografik ku vetë këngëtarja e sfidoj me sukses një sëmundje e cila dikur e kaplojë.

"Kënga ime më e re e punuar si shenje mbështetje për të gjithë ata/ato që kanë kalu sfida të ndryshme shëndetsore n’këtë jetë dhe uroi t‘ju kenë  mbetur në t‘kaluarën", ka theksuar Mima Kastrati.


Kënga vjen e realizuar dhe me videoklip.

Premierë:  "Lotoni" nga  Mima Kastrati.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)