Einxhel dhe Dagz vendosin se ku do të jetojnë përfundimisht

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 11:07
Einxhel dhe Dagz vendosin se ku do të jetojnë përfundimisht

Ish banorët e “Big Brother Vip Albania”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, historinë e tyre të dashurisë e filluan brenda shtëpisë së këtij formati televiziv, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dagz dhe Einxhel tani janë prindër të një djali.

Dyshja kanë jetuar herë në Kosovë e herë në Tiranë, por Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë Kosova dhe se mendon që të punoj në Kosovë.

“Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.

(Kosova Sot Online)