Arbana dhe Eduarti për dasmën e tyre morën urim të personalizuar nga Papa Françesku

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 10:32
Arbana dhe Eduarti për dasmën e tyre morën urim të personalizuar nga Papa Françesku

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori, Eduart Grishaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të shtunën në Toskana të Italisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Dasma e tyre u mbajt me të ftuar miq, familjarë e disa personazhe VIP – të cilëve  në ftesë ju është kërkuar që të mos publikojnë asgjë, as fotografi dhe as video në rrjete sociale.

Arbana publikoi edhe letër të personalizuar urimi të cilin çifti e kishin marrë nga Papa Françesku, falë një mikut të tyre.

“Dhe në fund surprizën më të madhe na bëri miku ynë Dom Gjovalini, i cili na solli bekimin e shenjtërisë së tij Papa Françesekut”, shkroi Arbana në mbishkrimi ne fotografisë, teksa tregoi letrën e urimit.

(Kosova Sot Online)