Eleni Foureira triufmon në ‘Mad Video Music Awards’

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 19:32
Eleni Foureira triufmon në ‘Mad Video Music Awards’

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira arriti të triufmojë në ‘Mad Video Music Awards’ këtë vit, duke fituar tre çmime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E para ishte çmimi”Artistja më e mirë femër”, e dyta “Video e vitit” dhe e treta “Kënga e Vitit (Viral)” për të njëjtën këngë. Kur mori çmimin për herë të tretë, këngëtarja iu referua djalit të saj duke thënë se është “më e emocionuar tani që është nënë”, ndërsa ka bërë një zbulim edhe për shtatzëninë e saj.

Ajo tha se zbuloi se ishte shtatzënë dy ditë para se të dilte në skenë në ‘Mad Video Music Awards’ vitin e kaluar për të performuar hitin e saj “El Telephone”.

“Dy ditë para se të këndoja El Telephone për herë të parë këtu, kuptova se jam shtatzënë. Kishte shumë emocione. Ky vit ishte viti më i mirë i jetës sime”, tha ajo dhe falënderoi të pranishmit.

‘Ky çmim do t’i shkojë vogëlushit tim që ishte këtu në barkun tim, vitin e kaluar”, tha ajo e emocionuar.

Image

(Kosova Sot Online)