Ja me kënd po i kalon pushimet romantike Shakira

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 15:07
Ja me kënd po i kalon pushimet romantike Shakira

Kohët e fundit është përfolur se këngëtarja ka nisur një lidhje dashurie me Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në “Formula 1”, ndërsa po planifikojnë të kalojnë pushimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Miku i Shakirës, gazetari spanjoll Jordi Martin ka treguar për një program në Peru se çifti  është duke përgatitur një udhëtim së bashku, çka do të thotë se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë deri më tani.

 

“Lewis Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë në pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin”, zbuloi gazetari Jordi Martin për programin peruan Amor y Fuego (Willax Television).

Nga ana tjetër paparacët nuk kanë zbuluar më konkretisht se në cilin vend të Karaibeve do të shkojnë të famshmit, por ai dha një të dhënë të vogël për vendin:

“Vendi i Karaibeve, udhëtim i shkurtër dhe rreth një orë”.

Duket se ylli i popit kolumbian është gati të rinisë jetën e saj pas ndarjes nga futbollisti Gerald Pique.

Asaj iu desh të transferohej nga Barcelona në Madrid me fëmijët për të vazhduar rrugëtimin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)