A jeni gati për koncertin e Elvana Gjatës?

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 18:05
A jeni gati për koncertin e Elvana Gjatës?

Në stadiumin Air Albania në Tiranë, këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata sonte do të mbaj një koncert, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Elvana do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve të karrierës së saj.

ë koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O.

Hapjen e koncertit do ta bëjë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, i ndjekur nga Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Gjithashtu pjesë e koncertit do të jetë edhe motra e këngëtares, Migena Gjata e cila është soprano.

 

(Kosova Sot Online)