Arbana poston fotografinë e parë e veshur me vello nga dasma

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 12:42
Arbana poston fotografinë e parë e veshur me vello nga dasma

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka postuar një fotografi e veshur me vello bashkë me Eduartin nga ceremonia e martesës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arbana sipër fotos ka shkruar se kjo javë ka qenë me plot emocione dhe se ndjehet mjaft e lumtur.

“Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka.

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤”- shkroi Arbana.

(Kosova Sot Online)