Arbana Osmani publikon foto me bashkëshortin

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 15:28
Arbana Osmani publikon foto me bashkëshortin

Arbana Osmani ka publikuar, foton e parë nga dasma e veshur me fustanin e nusërisë, pranë partnerit të saj,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Bashkë ne të dy një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

 

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë” ka shkruar Arbana.

Image


(Kosova Sot Online)