Reagon aktori i njohur: Mos u lutni për Pejën, por kërkoni përgjegjësi, dikush duhet të japë dorëheqje

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 09:05
Reagon aktori i njohur: Mos u lutni për Pejën, por kërkoni përgjegjësi, dikush duhet të japë dorëheqje

Peja të shtunën u vërshua nga reshjet e mëdha të shiut, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në mbarë qytetin, e për fat të keq edhe dy viktima, një nënë dhe djalin e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aktori i njohur, Armend Baloku, ka shkruar se duhet kërkuar përgjegjësi dhe veprim mbi rregullimin e çështjes së kanalit të Çokolicës – i cili mbetet problematikë e madhe për qytetin dhe shkaktari kryesor i dëmeve në rastet e tilla.

Baloku ka shkruar se dikush duhet të japë dorëheqje.

“Mos u lutni për Pejën, por kërkoni përgjegjësi. Me gjithë këto reshje shiu mund të na përsëritet prapë, e mandej na duhet prapë të lutemi. Fuqitë mbinatyrore nuk e rregullojnë Çokolicën. Pastrim dhe dënim të rregullt për secilin që hedh mbeturina nëpër kanale e lumenj. Dikush duhet të japë përgjegjësi. Dikush duhet të japë dorëheqje”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)