Zbulohet arsyeja pse Enrique Iglesias refuzon të shkojë në dasmën e motrës

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 16:38
Zbulohet arsyeja pse Enrique Iglesias refuzon të shkojë në dasmën e motrës

Pas vetëm dy javësh Tamara Falco do të martohet me Inigo Onieva, por vëllai i saj, Enrique Iglesias, e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në dasmë për shkak të një fobie që ka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dasma është planifikuar të bëhet më 8 korrik në El Rincon dhe rreth 200 persona, duke përfshirë vëllezërit e motrat e Enrique, Chabeli dhe Julio Jose, janë të ftuar.

 

Megjithatë, Enrique do të mungojë dukshëm dhe fillimisht u aludua se ylli spanjoll kishte “konflikte në planifikim” për shkak të koncerteve të tij të ardhshme. Mirëpo gazetarja Sandra Aladro nga ‘El programa de Ana Rosa’ ka dhënë një shpjegim ndryshe.

Cila është fobia e Enrique Iglesias?

“Enrique ka një fobi ndaj tubimeve shoqërore”, vuri në dukje Sandra Aladro.

“Ai nuk shkon kurrë në evente ku duhet të ulet në një tavolinë me 15 persona për tre orë.

“Ai nuk shkon në asgjë që nuk është intime dhe familjare, sepse nuk e duron dot, kjo e bën atë të pakëndshëm”.

Tamara e kupton fobinë e tij dhe nuk shqetësohet nga vendimi i tij për të anashkaluar eventin.

(Kosova Sot Online)