Luiz Ejlli po kërkon 30 mijë euro për një mbrëmje muzikore!

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 19:30
Luiz Ejlli po kërkon 30 mijë euro për një mbrëmje muzikore!

Disa sekrete dhe kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej artistëve më të famshëm shqiptarë, i ka ndarë me publikun Xhani Demika, menaxheri i VIP-ave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

 

Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.

Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.

 

(Kosova Sot Online)