Ja kush do të nderojë Shakirën

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 14:15
Ja kush do të nderojë Shakirën

Në kuadër të punës filantropike të fondacionit të saj ‘Pies Descalzos’ Shakira do të ketë një tjetër statujë në qytetin e saj të lindjes. Këtë e bëri me dije kryebashkiaku i Barranquilla-s Jaime Pumarejo, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

 

Sipas kryebashkiakut, qytetarët do të ngarkohen të zgjedhin me votim hapësirën ku do të vendoset ky monument. “Pyetja që ne u bëjmë njerëzve të Barranquilla-s është se ku duan ta shohin këtë statujë, ku do të donin ta vendosnim dhe kështu të merrnim pjesë dhe t’i dërgojmë shumë dashuri artistes që ka ngritur emrin e qytetit tonë në botën”, tha ai.

Statuja do të realizohet nga artisti Yino Márquez dhe do të jetë 20 metra e gjatë, prej bronzi.

Shakira tashmë e ka një statujë në Barranquilla:

Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2006, një statujë për nder të kantautores nga Barranquilla është ngritur në parkun ngjitur me stadiumin Metropolitano, në jug të qytetit nga artisti gjerman Dieter Patt.


(Kosova Sot Online)