Bebe Rexha: E di që kam shtuar në peshë

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 20:48
Bebe Rexha: E di që kam shtuar në peshë

Bebe Rexha ka pasur një periudhë aspak të lehtë. Së fundmi ajo u sulmua në një koncert të sajin, pasi një fans e qëlloi me telefon në kokë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

E përpos saj, ajo është komentuar në rrjet për peshën që ka shtuar

Kështu, me anë të një video-je në Instagram, ku shfaq format e saj pa hezituar, Bebe shkruan se nuk ndihet mirë kur lexon të tilla komente në rrjet.

Ja mesazhi i Bebes:

“E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve, por kjo vjen me territorin. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe mos e gjykoj veten, ndërsa po ashtu po përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam mësuar megjithatë është se numrat nuk të përcaktojnë, zemra e bën.”

Image

(Kosova Sot Online)