Këngëtarja Donna Dafi drejt suksesit, përformoi me këngën “Bajat” në Universitetin e Stuttgartit

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 16:12
Këngëtarja Donna Dafi drejt suksesit, përformoi me këngën “Bajat” në Universitetin e Stuttgartit

Këngëtarja, Donna Dafi, është një prej këngëtarëve e cila është duke pasur sukses në karrierën e saj muzikore, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo shquhet për stilin e saj unik e të kënduarit dhe stilin e veshjes.

Mbrëmë në aktivitetin e organizuar nga Universitetit i Stuttgart-it në Gjermani, rreth zhanrit të muzikës hip- hop dhe rokut, kanë përformuar disa këngëtarë dhe debatuar disa njohës të këtyre zhanreve.

Në këtë aktivitet, Donna Dafi,  përformoi me këngën e saj të fundit “Bajat”, ndërsa gjatë debatit tregoi si ka arritur muzikën dhe tekstet e këngëve të saj të i shkruan vetë.

Po ashtu, Donna Dafi, ka folur edhe për biografinë e saj familjare.

Ajo tha se familja e saj përbehet nga tri nacionalitete, babai shqiptar, nëna nigeriane, ndërsa gjyshi gjerman.

Këngëtarja Donna Dafi, Fakultetin e Arkitekturës e ka përfunduar në Universitetin e Stuttgart, tani është duke i vazhduar studimet për master në këtë drejtim. 

(Kosova Sot Online)