Noziy dhe Dhurata Dora po vijnë me një super hit

  • E.K /
  • 01 July 2023 - 21:29
 Noziy dhe Dhurata Dora po vijnë me një super hit

Këngëtari, Noizy dhe Dhurata Dora, i kanë bashkuar forcat, për të sjellur një bashkëpunim të tyre, shkruan "Kosova Sot Online".

Noizy ka postuar një fotografi me Dhuraten, ku ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e tyre më e re.

Noizy ka treguar se projekti do të publikohet me datën 6 korrik.

Në bazë të përshkrimit që ka bërë Noizy, si duket ky projekt muzikor do të jetë një prej hiteve të kësaj verë.

(Kosova Sot Online)