Rihanna, artistja e parë femër që ka 10 këngë me 1 miliard klikime në Spotify

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 11:35
Rihanna, artistja e parë femër që ka 10 këngë me 1 miliard klikime në Spotify

Rihanna është artistja e parë femër që ka dhjetë këngë që kanë arritur një miliardë transmetime në Spotify.

Këngëtarja 35-vjeçare reagoi për këtë suksese në faqen e saj në Instagram, duke shkruar: “Vajza e keqe miliardere”. Arritja monumentale pason performancën virale të Rihannas në SuperBowl LVII në pjesën e parë, ku ish-CEO i Fenty zbuloi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Në kohën kur iPods ishin ende një nocion relativisht i ri, Rihanna debutoi në industrinë e muzikës me këngën e saj hit “Pon de Replay”. 2005-ta rezultoi të ishte një vit bujar për manjaten e biznesit, albumi i saj i parw “Music of the Sun”, duke marrë vendin e dhjetë në tabelën e “Billboard Top 200”.

Pa dyshim, një nga këngëtaret më me ndikim të shekullit të 21-të, Rihanna do të vazhdonte të publikonte disa albume pasuese, që thyen rekord. Albumi i saj i vitit 2012 (i pesti në përgjithësi) “Unapologetic”, ishte i pari qw arriti numwr një në tabelën “Billboard 200”. Filantropistja e përkushtuar gjithashtu u angazhua në sipërmarrje të shumta biznesi në vazhdën e suksesit të saj muzikor.

(Kosova Sot Online )