Butrint Imeri e fshin videon ku Arta Nitaj me shaka tha se po e fal namazin e sabahut

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 16:33
Butrint Imeri e fshin videon ku Arta Nitaj me shaka tha se po e fal namazin e sabahut

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, dje ka festuar ditëlindjen e tij në një festë, ku kishte ftuar shumë miqë të tij nga fusha të ndryshme, përcjell "Kosova Sot Online"

Kjo festë u organizua në jug të Shqipërisë.

Butrinti  publikoi edhe një video në InstaStory ku shfaqi aktoret, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, që ndodheshin në festën e tij.

Arta Nitaj e cila ishte e veshur me një fustan me një si tip mbulese në kokë dhe krahët zbuluar, bëri humor duke thënë se ishte duke e falur namazin e sabahut.

Vajzat dhe Butrinti dëgjohen duke qeshur pas kësaj fjalie që tha Nitaj, mirëpo vetëm pak më vonë, Butrinti e ka fshirë këtë video.

(Kosova Sot Online)