Kjo është dhurata speciale dhe mjaft interesante që morri Butrinti për ditëlindje

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 16:57
Kjo është dhurata speciale dhe mjaft interesante që morri Butrinti për ditëlindje

Dje, këngëtari i njohur, Butrint Ymeri, ka festuar ditëlindjen e tij në një festë të madhe që kishte organizuar mbrëmjen e djeshme, shkruan "Kosova Sot Online".

Butrinti e festoi ditëlindjen në Shqipëri, ku brenda kësaj festë kishte shumë emra të njohur të showbizit shqiptar.

Butrinti ka postuar një fotografi, ku ka treguar dhuratën më speciale që ka marrur dje ai për ditëlindje.

Këngëtari tregoi se morri një dhuratë speciale nga shoku i tij një kalë.

‘Dhurata ma speciale prej një miku ma special‘-shkruan Butrinti, teksa pozon krah kalit i cili mban dhe një tufë lule të kuqe.

(Kosova Sot Online)