“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara i drejtohet ndjekëses: Nuk është turp të punosh, turp është të rrish kot

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 17:58
“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara i drejtohet ndjekëses: Nuk është turp të punosh, turp është të rrish kot

Moderatorja dhe ish banorja e "Big Brother Vip Albania, Kiara Tito, është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, përcjell "Kosova Sot Online".

Këtë fotografi Kiara e postoi në "Instagram", ku në këtë fotografi, Kiara mori një koment nga komentuese.

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu Kiara komentueses.

(Kosova Sot Online)