Loredana Zefi po shijon lidhjen e re me Karim Adeyemi

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 13:06
Loredana Zefi po shijon lidhjen e re me Karim Adeyemi

Rap-artistja e njohur me origjinë shqiptare, Loredana Zefi, po shijon një lidhje të re dashurie, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo ditë më parë zyrtarizoi romancën me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Përkundër reagimeve të shumta në rrjet, krijuesja e hitit “Kriminele” duket se po argëtohet mjaft shumë.

E njëjta së fundmi ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke kaluar kohë me të. Për romancën e re të Loredanës ka reaguar edhe ish-partneri i saj, reperi Mozzik. Ai ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale duke pozuar me fanellën e Bayernit. Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka qenë për disa vite në lidhje me Loredanën, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.

(Kosova Sot Online )