“Kom me t’vra nëse ma merr çikën”/ Arrestohet Fero, kërcënoi me jetë Arbenitën, i theu edhe telefonin

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 09:14
“Kom me t’vra nëse ma merr çikën”/ Arrestohet Fero, kërcënoi me jetë Arbenitën, i theu edhe telefonin

Pak ditë më parë është arrestuar reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli, përcjell "Kosova Sot Online".

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë treguar se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës. 

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online )